Lajme Arkiva 2003

Ekonomisti Ajet Methoxhaj është kandidati i Partisë Demokrate të Reformuar për Bashkinë e Çorovodës. Genc Pollo i ka ftuar skrapalinjtë të votojnë për Methoxhajn pasi në këtë mënyrë do të votojnë për një bashki më korrekte dhe më afër tyre.

Pollo ka qenë gjatë ditës së djeshme edhe në Kuçovë dhe në Vlorë ku ka zhvilluar takime elektorale me banorët e këtyre zonave.

Genc Pollo:Votat për listën e PDR-së, votat për të gjithë kandidatët tanë nëpër komuna, në mënyrë që edhe ne ta ndiejmë veten që në shekullin e ri diçka po ndryshon në Shqipëri.

Nikollë Lesi ka vazhduar akuzat e tij për qeverinë. Nga fshati Gjadër i Zadrimës ku kandidon për kryetar komune zoti Rrok Lini, Lesi ka akuzuar qeverinë shqiptare se:

Nikollë Lesi: Për veriun e Shqipërisë ka një politikë diskriminuese për investime në të gjitha komunat dhe bashkitë e veriut.

Kreu i partisë më të re shqiptare, Demokracia Sociale, Paskal Milo ka zhvilluar një sërë takimesh me elektoratin e tij në komunat Gjinar, Shushicë dhe Bradashesh të Elbasanit.

Ne kemi besim  te mbështetja juaj u është drejtuar Milo banorëve të këtyre fshatrave, pasi ne jemi një pari me ambicie të madhe për të ardhmen. Sipas Milos , partia demokracia sociale do të konsolidoj të majtën shqiptare drejt rrugës së progresit./tvklan.al