Partizani ka zyrtarizuar një tjetër largim. Mesfushori Maguette Gueye, është transferuar në Spanjë, të skuadra e La Liga 2, Racing Santander.

Futbollisti 21-vjeçar, kishte edhe një vit kontratë me nënkampionët e Shqipërisë, por të kuqtë vendosën ta shesin, për të mos e humbur falas një vit më vonë.

Sipas asaj që raportojnë mediat pranë klubit spanjoll, transferimi i Maguette ka kushtuar më pak se 500 mijë euro, por ky çmim do të rritet nëpërmjet bonuseve, të përcaktuara nga të dyja klubet.

Në sezonin e kaluar në Superiore, Maguette luajti 31 ndeshje, ku shënoi gjashtë gola dhe dy asistime.

Mesfushori nga Senegali, largohet nga Partizani, pjesë e të cilëve ishte nga viti 2021, ndërsa me Racing Santander ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare. /tvklan.al