Pas anëtarësimit në NATO qeveria shqiptare ka synimin tjetër të afërt, liberalizimin e vizave dhe lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptar në vendet e BE-së.

Për këtë qëllim kreu i ekzekutivit Sali Berisha ka dhënë objektiva dhe detyrimet që çdo ministri s’duhet të shqyrtojë duke u bërë pjesë e përmbushjes së një procesi të rëndësishëm.

Sali Berisha: “Politikisht si proces ka mbështetje të gjerë, por kjo nuk mjafton. Këtu një rëndësi kryesore kanë ministrat e punëve të brendshme. Ndaj dhe zoti ministër është shumë e rëndësishme të intensifikohen takimet me të gjithë homologët dhe agjencitë e zbatimit të ligjit të vendeve anëtare për të prezantuar si arritjet dhe përpjekjet tona në luftën kundër kriminalitetit, në luftën kundër korrupsionit, në kontrollin e integruar të kufijve, gatishmërinë tonë për të gjitha llojet e marrëveshjeve të ekstradimit me vendet anëtare në mënyrë që shkalla e sigurisë dhe e besimit ndaj shqiptarëve të rritet.”

Raportet më të fundit të monitoruesve ndërkombëtar për Shqipërinë dëshmojnë se krimi është ulur, se vendi ka dalë nga harta e trafikut të drogës dhe se procesi me pajisjen e dokumenteve të reja të ID i çon shqiptarët më afër Europës./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani