“Rozafa Palace” një nga vendet e argëtimit me kazino dhe muzikë live  në  kryeqytet është rihapur përsëri në mbrëmjen e së shtunës. Pas mbylljes spektkolare të forcave të policisë tatimore dhe asaj të rendit dhe vendosjen e një gjobe marramendëse prej 390.000 Dollarësh për lojërat e fatit brenda ambienteve luksoze, zhurma dhe hareja nga të rinjtë janë rikthyer përsëri.

Pavarësisht presionit të ushtruar një javë më parë nga policia ku të gjithë pjesëmarrësit u nxorën dhunshëm nga ambientet e lokalit, klientët edhe këtë të shtunë nuk janë ndalur për të shijuar fundjavën në argëtim të plotë deri në agim ata kanë rikthyer shpresën jo vetëm te bizneset të vetëdijshëm për vendet e pakta që ofrojnë mbrëmjet në kryeqytetin shqiptarë.

Edhe administratorët e “Rozafa Palace” pas asaj që ndodhi brutalisht një javë më parë kanë ofruar deri në orët e para të mëngjesit jo vetëm argëtimin, por kanë rikthyer edhe shpresën te të rinjtë që duan të shijojnë të lirë dhe pa dhunë policore ditën e fundit të javës./tvklan.al