Lajme Arkiva 2003

Nxjerrja e pasaportës së Altin Arapit me emrin Petrit Berzati një person që ka lindur në Tepelenë dhe ka banuar në Valias e zgjeron gjeografinë e hetimit të organizatës “Hakmarrja për drejtësi” por duket se alibia që dokumentacioni i Petrit Berzatit ka ardhur nga Tepelena në Valias do të rrëzohet shumë shpejt, pasi janë vetë punonjësit e gjendjes civile në këtë rreth që e hedhin poshtë këtë version, punonjësja e gjendjes civile Shpresa Tafili sqaron:

“Ky person nuk ekziston në këtë gjendje civile në juridiksionin tonë. Procedura e gjendjes civile në transmetimin e dokumenteve e tillë është dhe ligji është i njëjtë për të gjithë. Do të vinte kërkesa nga gjendja civile e Bashkisë së Kamzës dhe nëse do të ishte i regjistruar unë do i nisja fletëfamiljen. Nuk e di nëse e ka një fletëfamilje të tillë gjendja civile e Kamzës të lëshuar nga ana ime, apo jo. Unë nuk kam si ta dërgojë”./tvklan.al