Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kryetari i PD Sali Berisha ka nisur turin e tij elektoral në qytetin e Kavajës, ku prezantoi kandidatin demokrat për bashkinë e Kavajës Refik Rukia. Kandidati demokrat u premtoi qytetarëve të tij, se do t’u plotësonte kushtet minimale të jetesës, drita ujë dhe infrastrukturë. Gjithashtu do t’u krijonte mundësi, në ndihmë të biznesit të vogël në mënyrë rritjen ekonomike.

Pas kandidatit Rukia, e mori fjalën nënkryetarja e PD Jozefina Topalli, e cila e quajti qytetin e Kavajës lider dhe pionier të demokracisë. Kavaja tha ajo, ka marrë 32 milion lekë të vjetra nga buxheti i shtetit, por sipas saj, kjo sasi nuk e rrënon aspak Kavajën përpara vlerave të saj. Kryetari i PD Sali Berisha, ka ftuar kavajasit të votojnë për Rukian, pasi me të i jepet und varfërisë, mjerimit dhe dinjitetit të nëpërkëmbur.

Sali Berisha:- “Ne përjetojmë çdo ditë ndëshkime të pamerituara, të skamjes dhe mjerimit, kjo vetëm e vetëm se qeveritarët socialistë pasi vendosën në Shqipëri taksat më të larta në Europë, taksa të cilat, qytetari i Kavajës dhe çdo qytetar shqiptar i paguan në sportelet, në banakët e çdo dyqani për çdo gram mall që ai blen në to”.

Taksat që vjedh qeveria ka vijuar Berisha, nuk përdoren për vende pune, ujësjellësa, kanalizime, rrugë e drita, por për pushimet e qeveritarëve dhe shëtitjet e tyre, sepse paratë janë të taksapaguesve shqiptarë dhe jo të shtetit./tvklan.al