Lajme Arkiva – TV Klan 2001

9 vjet pas fitores së zgjedhjeve parlamentare, demokratët janë rikthyer në sheshin Skënderbej, për t’iu kërkuar shqiptarëve mbështetjen, për një fillim të ri. Lideri demokrat Sali Berisha tha, se opozita synon t’i jap Shqipërisë, parlamentin dhe qeverinë më elitare dhe të integrojë Shqipërinë në BE.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- “Së bashku dhe vetëm së bashku, do të bëjmë drejtësi, për simbolin, legjendën e trimërisë sonë, tribunin e heroizmit Azem Hajdari. Ne do bëjmë drejtësi, Azemin kurrë se falim. Do ta kthejmë Shqipërinë nga çifliku i klaneve mafioze, nga shteti pa shtet që e kanë bërë qeveritarët gangësterë dhe kusarë, do ta kthejmë në vendin e besimit të shqiptarëve. Vendin që do ta duam të gjitha së bashku. Vendi në të cilin shqiptarët do të jenë më krenar, më të lumtur, më të sigurt se kudo tjetër”.

Me këtë miting opozita ka nisur të shfaqë përpara elektoratit, premtimet për të siguruar fitoren në zgjedhjet parlamentare./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame