Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Deputetët demokratë ndahen përfundimisht në dy grupe, pro dhe kundër pjesmarrjes në seancën e votbesimit të Qeverisë Meta. Është përcaktuar që kryetari i grupit parlamentar Emin Gjana do të lexojë një deklaratë dhe do të largohet. Ndërkohë reformatorët kanë konfirmuar pjesmarrjen në seancën e debatit për qeverinë e re.

Ylli Vejsiu, deputet i PD:- “Një grup deputetësh nga PD do të marri pjesë nesër në debatin që do bëhet për votbesimin e Qeverisë Meta. Do ketë rastin që të kritikojë, të analizojë mënyrën se si u kompozua kjo Qeveri, elementë që e përbëjnë Qeverinë dhe do të ketë rastin që të kundërshtojë pika të ndryshme të programit që do paraqiten nga zoti Meta. Deri tani kanë depozituar emrat për diskutim nesër deputetet, Genc Pollo, Aleksandër Meksi, Tritan Shehu, Leonard Demi, Ferdinand Xhaferri dhe unë”.

Kështu reformatorët kanë shpërfillur vendimin politik të kryesisë së PD duke e kontestuar atë.

Ferdinand Xhaferri, deputet i PD:- “Vendimi politik është vendim politik. Në qoftë se ky vendim është i pamotivuar dhe mund t’i shërbejë vetëm, jo nuk mund t’i shërbejë partisë por mund t’i shërbejë qëllimeve apo ambicjeve personale të individëve të caktuar kuptohet që çdo deputet duke pasur parasysh se çfarë ai përfaqeson do të mbajë qëndrimin e tij”.

Drejtuesit e PD janë shprehur para disa ditëssh se do të merren masa të rënda ndaj deputetëve që do të marrin pjesë në seancë. Ndonëse deputeti Arbnori nuk jep hollësi për çfarë do të ndodh pas kësaj gjithësesi ai ka këshilluar kolegët pjesmarrës të bëjnë të kundërtën.

Pjetër Arbnori, deputet i PD:- “Unë u kam thënë sot miqësisht sot në mbledhje këtyre deputetëve që më e mira të zbatojne vendimin e kryesisë së PD”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego