“Përdor Veliajn për të fshehur dështimet”

Demokratet e akuzojnë kryeministrin se po përdor kryetarin e Bashkisë së Tiranës që me daljen e tij publike të fshehë dështimet e qeverisë.

Belind Kelliçi rendit disa nga premtimet e pambajtura të Ramës që për të kanë rënduar mbi bizneset e qytetarët.

Sipas demokratëve 300 mijë vendet e premtuara të punës, shëndetësi falas, legalizimi falas apo rritja e pagave për mësuesit e mjekët janë premtime boshe që i ka bërë shqiptarë të lënë vendin.

Tv Klan