Parlamenti Europian votoi mbrëmjen e së enjtes amendamentin e Partive Popullore Europiane, për përmendjen edhe njëherë të 15 kushteve për hapjen e negociatave të Shqipërisë.

Amendamenti u miratua me 388 vota pro, 280 kundër e 19 abstenim

Në Mars të këtij viti, Këshilli Europian ra dakord në parim për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Por eurodeputetët e PPE kërkuan që për Shqipërinë kushtet të përfshihen para nisjes në praktikë të procesit të negociatave.

PPE është grupimi më i madh politik në Parlamentin Europian dhe përbëhet nga 187 deputetë. /tvklan.al