Drejtuesit e doganave kanë penguar me ditë me radhë lëvizjen e mallrave në doganën e Kakavijës duke u kërkuar tregtarëve të paguajnë referenca të larta për ngarkesat në automjete.

Kjo masë e marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave synon të fshehë mosrealizimin e planit vjetor të të ardhurave. Drejtori i sapoemëruar i doganave shqiptare Papadhima, i pyetur nga Tv Klan për dëmet e mëdha ekonomike që i kanë shkaktuar firmave prestigjioze të vendit për importimin e mallrave ka bërë të paditurin.

Gazetari: Referencat në Gjirokastër pse janë rritur ndaj firmës ELKA?

Ferdinand Papadhima: Do ju japin përgjigje specialistët që janë lartë.

Gazetari: Deshëm një prononcim për Tv Klan.

Ferdinand Papadhima: Po pres ndërkohë ministrin për të hyrë në analizë.

Astu si Papadhima nuk jep sqarime edhe kryeinxhinieri i Gjirokastrës Velo Jaupaj. Nga ana tjetër Ministri i Financave Kastriot Islami u ka kërkuar doganierëve të mos abuzojnë me çmimet e referencës, por kjo porosi duket se ka rënë në vesh të shurdhër.

Kastriot Islami: Me gjithë përmirësimet e vazhdueshme shumë kujdes duhet treguar me problemin e çmimeve referuese të vlerës për të shmangur çdo lloj subjektivizmi. Kërkohet zbatimi me rorgorozitet i kodit doganor dhe mos të abuzohet me përdorimin e çmimeve referuese të mallrave. Në kuadër të masave prioritare në Fondi Monetar Ndërkombëtar duhet të punojnë për hartimin dhe zbatimin e një plani veprimi për vlerësimin doganor duke bashkëpunuar me misionin e KAM Albania, angazhimi në këtë çështje duhet të jetë maksimal dhe tepër serioz.

Tregtarët ankohen se vendosja e referencave përbën shkelje të legjislacionit, por deri sa administrata doganore të bindet, ekonomia dhe biznesmenët shqiptarë do të pasojnë dëme të pallogaritshme./tvklan.al