Spektakli “Love Story” në TV Klan, vjen tashmë me një faqe zyrtare në WEB, ku publiku do të ketë mundësinë të ndjekë gjithçka që ndodh gjatë kësaj romance live.

lovestory.tvklan.al, do të gjeni të gjitha informacionet për protagonistin e këtij “reality dating show”, 33-vjeçarin, Saimir Kasemi.

Gjithashtu, në këtë faqe u është kushtuar një hapësirë e veçantë edhe vajzave konkurrente, informcionet rreth të cilave mund t’i shikoni vetëm me një “klik”.

Videot e plota të “Love Story” dhe programit të përditshëm “Daily Love Story”, do të keni mundësinë t’i ndiqni të integruara në këtë faqe kushtuar këtij spektakli, i cili ka thyer rekord audience që në puntatën e parë.

Gjatë gjithë javës, në lovestory.tvklan.al, do të gjeni të afishuara të gjitha lajmet për zhvillimet e këtij dating show, si edhe sondazhet, ku publiku do mund të ndërveprojë për t’u bërë në një farë mënyre pjesë e vendimmarrjes së Saimirit.

Kjo platformë do të transmetojë për ju LIVE, çdo puntatë të spektaklit “Love Story”, si dhe programin “Daily Love Story”.

Gjithashtu,  nëse keni pyejte për Saimirin dhe vajzat mund të shkruani në faqen zyrtare të “Love Story”./tvklan.al