Klodian Branko: “Ditën e stome u finalizua me sukses operacioni i koduar “Kështjella”. Pas dy muajsh hetimesh është arritur që sekuestrohet në Kakavijë rreth 40 kg lëndë narkotike e dyshuar si heroinë, si dhe arrestimin e 5 shtetasve. Janë arrestuar 3 shtetas gjerman Daniel Engerd datëlindja ‘61me shtetësi gjermane, Franc Kjacek i datëlindjes ‘43, me shtetësi gjermane dhe shtetasja Regina Kjacek datëlindja ‘46 me shtetësi gjermane, si dhe dy shtetas shqiptarë Albert Pëllumbaj datëlindja ‘69 lindur dhe banues në Patos dhe Zaim Tafa datëlindja ‘64 lindur e banues në Fier. Dy shtetasit shqiptar janë arrestuar në Fier, ndërkohë që shtetasi Daniel Engerd është arrestuar në Rinas gjatë tentativës për tu larguar nga territori shqiptar. Në Kakavijë janë arrestuar 2 shtetas të tjerë gjatë kohës që po tentonin të trafikonin lëndën narkotike. Destinacioni i lëndës narkotike ka qenë Shqipëri-Greqi dhe më pas Itali.”/tvklan