Policia shqiptare dhe prokurorë të krimeve të rënda zbardhin skemën e trafikut të prostitucionit në shtetin grek, nëpërmjet trafikut tokësor nga Korça në Selanik dhe më tej në territorin grek.

Tre shqiptarë janë arrestuar, ndërsa që prej një muaji vëzhgoheshin nga agjentë të policisë, mbi manovrat e trafikimit të vajzave shqiptare drejt Greqisë.

Klodian Branko: “Medi Xhihani, 45 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Durrës, Xhemal Zenuni, 21 vjeç, lindur në Elbasan, banues në Shijak, dhe Altin Brahimi, 25 vjeç, lindur e banues në Durrës.”/tvklan.al

Burime zyrtare nga grupi i hetimit, agjentë të hetimit që drejtuan operacionin e koduar  “Balerina” pohojnë për Klan se 21-vjecarja e rekrutuar për t’u trafikuar në Greqi si prostitutë, kishte pranuar të punonte në shtetin fqinj, por me një kusht, fitimi të ndahej në mënyrë të barabartë mes saj dhe tutorëve.

Klodian Branko: “Ndalimi i tyre është bërë ditën e djeshme në qytetin e Korçës dhe të Durrësit pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë rekrutuar shtetasen me iniciale M.LL, 21 vjeç, për ta trafikuar drejt Greqisë me qëllim për ta shfrytëzuar për prostitucion.”

Nga përgjimet telefonike rezulton se një shtetas shqiptar, rezident në Greqi, ishte personi i kontaktit dhe individi kryesor që caktonte normat dhe vendin ku vajzat shqiptare do të prostituonin.

Hetimet për të zbuluar se çfarë qëndron pas këtij trafiku do të ndiqen nga prokurorë të krimeve të rënda./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani