Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Është mbyllur me një demonstrim stërvitor në regjimentin e helikopterëve në Farkë, stërvitja e përbashkët shumëkombëshe “Eagle SAR 2004”.

Trupat ushtarake nga Italia, Shqipëria, Greqia, Maqedonia, si dhe Shtabi i NATO-s në Tiranë kanë zhvilluar stërvitje ajrore në prezencë të Ministrit të Mbrojtjes Pandeli Majko, Gjeneral Lejtnant Pëllumb Qazimi, shefit të delegacionit italian dhe ekspertëve Klaudio Angelelit, si dhe ambasadorëve të shteteve pjesëmarrëse në stërvitje.

“Qëllimi i kësaj stërvitje ashtu siç kemi realizuar dhe vitet e kaluara dy stërvitje është për t’u përgatitur personelit jo vetëm të forcave ajrore, por dhe forcave tokësore e detare, në raste emergjente për shpëtim të plagosurish ose të dëmtuar nga aksidente të ndryshme”.

Për herë të parë që prej vitit 1948, në Shqipëri në kuadër të stërvitjes ushtarake “Eagle SAR 2004”, merrnin pjesë në rolin e vëzhguesve dhe dy nënkolonel serb, por dhe ushtarakë të lartë nga SHBA, Kroacia, si dhe Bosnje Hercegovina./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka