Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Në Algjeri vriten 17 fëmijë nën moshën 17 vjeçare, nga lufta e dy grupeve fetare islamike. Ndërsa në Bullgari 11 vjet pas rënies së murit të Berlinit, Sofia zyrtare udhëron shkatërrimin e simbolit të komunizmit.

Nuk zhvillohen dy takime në ndeshjet e para të turit të parë të Kupës së Shqipërisë në Futboll. Problemet kanë nxjerrë krye në dy ekipet shkodrane por edhe tek Partizani.

Fatos Nano luan në Peshkopi kartën e gërshetimit nga PS të brezit të vjetër me brezin e ri. Ai ka zgjeruar historinë e takimeve për fushatën e rikthimit në krye të Partisë Socialiste, në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Tetorit, por ndryshon nga takimet e Tiranës, Vlorës e Beratit. Ai ka takuar jo forumet dhe simpatizantët e socialistëve por veteranët e luftës./tvklan.al

Gazetar – Holta Zhiti