Numri i viktimave nga përmbytjet në Evropën Qendrore ka shkuar në 21. Përmbytjet kanë vrarë 7 persona në Rumani, 6 në Poloni, 5 në Austri dhe 3 në Republikën Çeke. Dhjetëra mijëra familje çeke dhe polake kanë mbetur pa energji dhe ujë.

Zonat kufitare midis Republikës Çeke dhe Polonisë janë të goditura më rëndë pasi shiu i dendur që ka rënë që nga java e kaluar dhe nivelet e larta të ujit shembën disa ura, detyruan evakuime dhe dëmtuan makina dhe shtëpi. Pavarësisht përmbytjeve, disa banorë u kthyen për të kontrolluar nëse shtëpitë e tyre ishin të sigurta pas evakuimeve të së hënës në qytetin Nysa.

Garancitë e dhëna nga kryeministri Donald Tusk se autoritetet do të merrnin masa të ashpra kundër hajdutëve nuk i bindi aspak ata.

Në Republikën fqinje çeke, guvernatori Josef Belica tha se 15,000 njerëz ishin evakuuar në rajonin verilindor Moravia-Silesia, një nga më të prekurit. Tetë persona rezultojnë ende të zhdukur si pasojë e stuhisë Boris.

Në Hungari, në qytetet historike të Vishegradit dhe Szentendre, në veri të Budapestit, autoritetet kanë vendosur diga të lëvizshme pasi lumi Danub është rritur në nivele të frikshme.

Rritjen e nivielit të lumiut Danub po e vuan edhe Sllovakia. Në Sllovaki, Ministri i Mjedisit Tomas Taraba tha se  dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në mbarë vendin llogariten në 20 milionë euro. Moti në rajon pritet të përmirësohet në mënyrë të qëndrueshme nga orët e vona të së martës, por stuhia Boris parashikohet të zhvendoset në veri të Italisë.

Klan News