Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka folur për situatën kritike me të cilën po përballet qyteti bregdetar për shkak të reshjeve të shumta. Ai bëri të ditur se janë evakuuar 22 familje dhe se është kërkuar dhe ndihma e ushtrisë për të përballuar situatën kritike.

Jemi në bashkëpunim të plotë edhe me institucionet qendrore, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Mbrojtjes Civile sepse realisht është diçka përtej angazhimit tonë. Ne po bëjmë maksimalen, por e shikoni dhe vetë, këto prurje shiu, është pothuajse e pamundur të menaxhohen. Gjithsesi jemi në terren të gjithë, kemi evakuuar 22 familje deri më tani, ndërkohë që do të vendosim në dispozicion edhe konviktet të Shkolla Mjekësore”, tha kryebashkiaku.

Rrugë të bllokuara, makina nën ujë e biznese të dëmtuara. Kjo ishte panorama e kësaj pasdite në qytetin e Vlorës për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Klan News