Gazetarja: Zoti Sanxhaku mesa duket egzistojnë dy variante, ose presidenti i Republikës të japë dorëheqjen, ashtu si dhe ka paralajmëruar ose të mblidhet edhe njëherë Këshilli i Lartë i Drejtësisë, gjë që e ka propozuar Partia Demokratike, cili është opinioni juaj?

Përparim Sanxhaku: “Midis këtyre të dyjave do të thoja që më normale është që presidenti i Republikës të japë dorëheqjen në qoftë se e çmon se nuk mund të vazhdojë të punojë, në rastin konkret me situatën që u krijua, se sa të ndërhyet dhe të diktohet në një organ të depolitizuar siç është Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Po qe se ndërhyn në organe se nuk shkojë fjala ime, fjala e pakicës apo e shumicës dhe të prishim organet, kjo është shumë më e dëmshme se dorëheqja e presidentit”.

Gazetarja: Partia Demokratike pretendon se është shkelur neni 22 i Kodit Zgjedhor, a mund të na thoni nëse egziston një shkelje e tillë dhe cila është ajo konkretisht ?

Përparim Sanxhaku: “Jam në dijeni për zgjedhjen e zonjës Subashi si antare e Komisionit Qëndrorë të Zgjedhjeve dhe me procedurën që është ndjekur për zgjedhjen e saj po ashtu jam në dijeni. Mund të themë se është zbatuar me përpikmëri ligji dhe neni 22 i Kodit Zgjedhor. E them këtë për vetë faktin se vetë ligji, Kodi Zgjedhor, parashikon të drejtën e dy grupeve të mëdha parlamentare ti propozojnë Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga dy kandidatura për të zgjedhur një antarë të KQZ. Nga kjo pikpamje të dy grupet parlamentare kanë çuar nga dy emra për tu zgjedhur dhe kanë qënë dakort plotësisht për emrat që çon secili grup, që nga ky moment unë mendoj se mbaron politika, nuk ka më të drejtë të ndërhyjë, sikurse dhe në rastin konkret kemi dijeni që kanë ndërhyrë për të zgjedhur njërin ose tjetrin, por unë themë se nuk ka të drejtë të ndërhyjë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për të caktuar se cili do të zgjedhë Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Mënyra e zgjedhjes është përcaktuar po në ligj, ku thuhet se antari i KQZ nga Këshilli i Drejtësisë duhet të zgjidhet me 2/3 e votave dhe nëse nuk fiton në raundin e parë duhet të bëhet një raund tjetër prap brënda asaj dite dhe nëse edhe në raundin e dytë nuk fiton, duhet të bëhet një raund i tretë po brënda asaj dite, ku në raundin e tretë lejohet që antari i KQZ të zgjidhet me 50% plus 1 të votave të antarëve të KLD. Nga kjo pikpamje themë që është respektuar me përpikmëri ligji dhe politika e ka mbaruar punën e saj deri sa ka shkuar te ligji.

Gazetarja: A mendoni se ka një zgjidhje praktike, pra njëri nga antarët e KQZ të jap dorëheqjen?

Përparim Sanxhaku: “Unë mendoj se nuk është kështu, kjo sepse nëse një nga antarët e KQZ do të jap dorëheqjen atëherë do të themi se këto organe të depolitizuara i janë nënshtruar politikës dhe bëjnë se çfarë thotë politika. Po të ishte kështu, ligji le ta përcaktonte se e zgjedh partia opozitare dhe ishte e zgjidhur, përderisa ligji i jep të drejtë parlamentit të zgjedhë dy antarë të KQZ, presidentit të zgjedhë dy antarë të tjerë të KQZ dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë i jep të drejtë të zgjedhë 3 antarë të tjerë të KQZ, këtu e ka zgjidhur ligji problemin dhe ska pse të ndërhyjë as partia politike, as Partia Demokratike, as Partia Sociliste dhe as presidenti vetë nuk ka të drejtë të ndërhyjë. Vetë presidenti është kondradiktorë kur thotë kërkoj zbatimin me rreptësi të ligjit dhe nga ana tjetër thotë se u krijua një problem tjetër shqetësues lidhur me antarin e KQZ. Unë themë se nuk u krijua asnjë problem shqetësues, antarët e KQZ që zgjidhen qoftë nga parmalenti, qoftë nga presidenti, qoftë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ata bëjnë detyrën në përputhje me ligjin dhe nuk janë të varur më nga politika, në qoftë se do të çojmë thjeshtë ushtarë të PD, PS, PSD e të tjerë, atëherë skemi të bëjmë fare me njerëz të pavarur, me njerëz të paanshëm, por kemi të bëjmë me një organ politik, ndërkohë që KQZ, KLD dhe organe të tjera të gjyqsorit janë të pavarur nga politika, veprojnë vetëm në emër dhe zbatim të ligjit.

Gazetarja: A mund të përbëjë precedent fakti që gjyqtarja Dëshira Subashi ka qënë në përbërje të trupit gjykues në Gjykatën e Apelit në dosjen e Agim Pepës ?

Përparim Sanxhaku: “Ajo ka qënë në trreshen gjykuese, deri sot nuk është mbajtur ndonjë qëndrim ndaj antarëve të trupit gjykues që kanë shqyrtuar çështjen e Agim Pepës, ajo është shqyrtuar nga inspektoriati, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe përderisa nuk ka pengesë dhe nuk ka ndonjë masë disiplinore ndaj saj, ajo është e barabartë si gjithë të tjerët./tvklan.al