Lajme Arkiva 2004

Përurohet nënstacioni i ri elektrik i Rrashbullit, ky investim prej 7 milionë euro i qeverisë shqiptare dhe KESH-it do i siguroj rajonit të Durrësit më shumë energji elektrike duke eliminuar njëkohësisht edhe luhatjet e tensionit.

Ky nënstacion do të furnizohet ë mënyrë të drejtpërdrejt nga hidrocentralet duke shmangur marrjen e energjisë nëpërmjet linjës së Sharrës.

Një gjë e tillë do të ndikoj dukshëm edhe në përmirësimin e situatës në kryeqytet pasi do të ulë ngarkesën në rrjet. Zëvendës kryeministri Namik Dokle e cilësoi këtë investim si një vepër me shumë vlera dhe për ardhmërinë e turizmit në zonën Durrës-Kavajë.

Ceremoninë e përshëndetën ambasadori i federatës zvicerane në Kavajë si edhe funksionarë të tjerë të qeverisë dhe të KESH-it./tvklan.al