Tomorri, froni i perëndive siç e quanin rilindësit tanë të mëdhenj, përcjell gjithnjë e më shumë vizitorë që vijnë këtu për paqe dhe mirësi. Për të përjetësuar më tej historinë dhe shenjtërinë e këtij vendi botëror të njohur nga shteti, me pjesëmarrje të drejtuesve të ministrisë së Kulturës të pushtetit vendor, Monumenteve të Kulturës, besimtarëve, u bë përurimi i shesh tempullit të njohur tani si “Tempulli i kulturës kombëtare dhe asaj botërore”.

Zëvendës ministri i kulturës Ekrem Spahia përçoi me fjalën e tij interesimin dhe kujdesin e shtetit për historinë, për këto vepra monumentale të kulturës sonë kombëtare, që sot bota  po i vlerëson dhe i quan pjesë të kulturës së stome botërore.

Zëvendës kryegjyshi botëror, Baba Edmond Brahimaj pasi falënderoi shtetin për kontributin me ngritjen e këtij shesh tempulli, theksoi se ndërtimi i tij do të bëjë që të vijnë më shumë vizitorë e pelegrinë, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga shumë vende të tjera.

Pasi tempulli i Abaz Aliut është vend pelegrinazhi botëror dhe si i tillë u përket të gjithë njerëzve në mbarë botën./tvklan.al