Peshëngritja shqiptare nxjerr gjithnjë talente, të cilët janë të suksesshëm në aktivitetet ndërkombëtare. Dy nga kampionët e fundit i takoi ministri i sportit Ylli Pango për ti përgëzuar për medaljet e fundit që morën në evropianin para të rinjve, zhvilluar pak ditë më parë në Amiens të Francës.

Ylli Pango: “Jam i sigurt që këta do të jenë sportistë përfaqësues të denjë të vendit tonë në jo vetëm lojërat e ardhshme olimpike, po edhe në të gjithë kampionatet e ardhshme të rëndësishme, në të gjithë aktivitetet ndërkombëtare. Do jenë sicc kanë qenë në sportet e peshëngritjes krenaria e vendit tonë.”

Daniel Godelli i Peqinit, u shpall kampion absolut Europe në peshën 62 kg. Ndërsa Xhulio Prroni i Vllaznisë nën kampion absolut i kontintetit për peshën 77kg. Peshëngritësit e rinj premtues do të shpërblehen nga ministra e sporteve dhe pse nuk është e parashikuar, por për tu dhënë atyre një shtysë për të ardhmen.

16-vjeçari Godelli, do të përfitojë 500 mijë lekë, ndërsa 15-vjeçari Prroni 200 mijë. Të dy kampionët do të konkurrojnë në shator në kampionatin Europian për të rinj që për herë të parë do të mbahet në Shqipëri.

Pallati i sportit “Ramazan Njala” në Durrës do të jetë pritësi i të parit turne të këtij niveli për peshëngritjen që organizohet në vendin tonë./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku