Është përurar rikonstruksioni i Pallatit të Sportit në qytetin e Përmetit me një investim prej 70 mijë dollarë, financuar nga USAID. Ndërsa bashkia e këtij qyteti investoi shumën modeste rreth 400 mijë lekë për kryerjen e punimeve.

Në punimet kryesore restauruese u përfshinë izolimi total i objektit me sipërfaqe 1900 metra katrorë. Instalimet e jashtme, vendosja e dyerve dhe dritareve prej alumini, rikonstruksioni i plotë i dhomave të zhveshjeve , rregullimi i dusheve si dhe instalimi i elektrikeve dhe ndriçimi total.

Mobilimi me karrige me kapacitetin prej 550 vendesh, veshje me pllaka dhe bojatisja e objektit. Ky është investimi me vlerën më të madhe që USAID ka bërë në Shqipëri. Shiritin e përurimit e preu zëvendësministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Kreshnik Tartari./tvklan.al