Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi” numëron këtë vit gjysmë shekulli aktivitet. Institucioni më i rëndësishëm sportive në Shqipëri prek këtë përvjetor me një synim të përcaktuar, kthimi në të ardhmen në një universitet. Akademia Sportit ka patur një reformim të jashtëzakonshëm kohët e fundit në bashkëpunim edhe me partnerët e saj ndërkombëtarë.

Genc Pollo: “Arsyeja kryesore mendoj që ka qenë përputhja e dy komponentëve pa të cilët nuk ecet përpara, përputhja e vizionit të qartë me vullnetin e fortë. Akademia është ndër institucionet e arsimit të lartë që e cila në një periudhë 2 vjeçare është reformuar dhe modernizuar më shumë se çdo institucion tjetër i kësaj kategorie”.

Ky institucion ka parë në 2 vitet e fundit një zhvillim infrastrukturor dhe shkencor të dukshëm.

Akademia e Sporteve “Vojo Kushi” pati fillesat e saj në vitin 1948 me Teknikumit e Fizkulturës që pas 10 vjetësh u kthye në institut pranë Universitetit të Tiranës./tvklan.al

Gazetari: Endrit Sauku

Montazh: Ergis Hasanbelli