Kërkesa e madhe e tregjeve të huaja për peshkun e ujërave tona ka minimizuar shitjen e tij në tregun vendas. I shumëkërkuar për vlerat e tij ushqimore peshku jonë i Adriatikut mbërrin gjithmonë e më rrallë në tryezat tona. Peshkatarët e shesin atë me një çmim më të leverdishëm jashtë vendit, duke destinuar për tregun  shqiptarë një sasi të kufizuar.

Një pjesë e kërkesës mbulohet nga peshku i rezervuarit, i rritur në kushte laboratorike dhe shpesh herë larg standardeve të kërkuara nga BE.

Muharrem Sefa: “Këtë e kemi barbun, karkalec, merluc edhe stravijun”.

Gazetarja: Si varjojnë çmimet? Si janë?

Muharrem Sefa: “Çmimet varen nga cilësia e peshkut. Peshku jonë është më i miri që e çojmë edhe eksport”.

Qemal Beu: “Po të krahasojmë peshkut e importit, me peshkun vendas ka një ndryshim shumë të madh. Çmimi i peshkut të ujërave të ëmbla është më i ulët, por megjithatë në Shqipëri është peshk që njihet nga shumë klient peshku i ujërave të ëmbla”.

Epërsia e peshkut të importit ndaj atij vendas vërtetohet dhe nga shifrat e regjistruara në sektorin e peshkimit në Durrës një prej më të mëdhenjve në vend.

Arben Ibroja: “Është eksportuar në 2008, 44 mijë kilogram peshk, kurse për importin ka një përsëri rritje në krahasim me 2007. Është importuar rreth 278 mijë kg”.

Tregjet ku shkon më së shumti peshku shqiptarë është ai grek, italian dhe vendet e tjera të europës, edhe pse çdo kush nga ne do të preferonte peshkun vendas panvarsisht çmimit. Lakmia e fqinjëve për ta pasur në tryezë, ka bërë që shijen e tij ta provojmë vetëm në restorante luksoze ose kur udhëtojmë jashtë shtetit./tvklan.al

 Gazetare: Enkelejda Arapi

Montazh: Ergis Hasanbelli