Kërkesa e madhe e tregjeve të huaja për peshkun e ujërave tona ka minimizuar shitjen e tij në tregun vendas. I shumëkërkuar për vlerat e tij ushqimore peshku i Jonit dhe Adriatikut mbërrijnë gjithmonë e më rrallë në tryezat tona.

Peshkatarët e shesin atë me një çmim me të leverdishëm jashtë vendit, duke destinuar për tregun shqiptar  një sasi shumë të kufizuar. Një pjesë e kërkesës mbulohet nga peshku i rezervuarit, i rritur në kishte laboratorike dhe shpesh herë larg standardeve të kërkuara nga BE.

Muharem Sefa: “Këtë e kemi barbon, karkalec, merluc edhe stravioll.”

Gazetare: “Si variojnë çmimet si janë?”

Muharem Sefa: “Çmimet varet nga sasia e peshkut. Peshku jonë është më i miri se e  çojmë edhe eksport.”

Qemal Beu: “Po të krahasojmë peshkun e importit me peshkun vendas ka një ndryshim shumë të madh. Çmimi i peshkut të ujërave të ëmbla është më i ulët, por megjithatë në Shqipëri është peshk që njihet nga shumë klientë, peshku i ujërave të ëmbla.”

Epërsia e peshkut të importit ndaj atij vendas vërtetohet edhe nga shifrat e regjistruara në sektorin e peshkimit në Durrës, një prej më të mëdhenjve në vend.

Arben Ibroja: “Është eksportuar në 2008 44 mijë kg peshk, kurse për importin ka një përsëri rritje në krahasim me 2007, është importuar rreth 278 mijë kg.”

Tregjet ku shkon më së shumit peshku shqiptar është ai grek,italian dhe vendet të tjera të Europës. Edhe pse çdokush  nga ne do të preferonte peshkun vendas, pavarësisht çmimit.

Lakmia e fqinjëve për të pasur në tryezë, ka bërë që shijen e tij ta provojmë vetëm në restorante luksoze ose kur udhëtojmë jashtë shtetit./tvklan.al