Al-Nassr e ka nisur keq kampionatin në Arabinë Saudite. Pas 3 javësh kanë vetëm 5 pikë dhe renditen në vendin e 6.

Mediat vendase raportojnë se stoli i Luis Kastros është në rrezik, me Stefano Piolin tashmë gati për ta zëvendësuar.

Për të shpëtuar stolin, trajneri portugez duhet patjetër të gjejë sukses në Ligën e Kampioneve të Azisë.

Në rast se Al-Nassr do të hasë pengesa përsëri, shkarkimi i Kastros mund të ishte i pashmangshëm.

Dhe në fakt trajneri Carlos ka nisur të ndjejë më së shumti rrezikun pasi skuadra e tij në Champions do të duhet të bëjë pa Cristiano Ronaldon.

Al Nassr do të luajë kundër irakenëve të Al-Shorta. Portugezi po vuan nga një infeksion viral që do ta detyrojë atë të qëndrojë larg skuadrës për disa ditë. 

Njoftimi u bë nga klubi saudit, i cili nuk specifikoi me tepër mbi gjendjen e Ronaldos, dhe duke mos përcaktuar se për sa ditë ai nuk do të ketë mundësi të luajë.

Në 3 ndeshjet e para të kampionatit, Cristiano Ronaldo ka shënuar 2 gola dhe 1 assist.

Tv Klan