Të gjitha subjektet që operojnë si pishina në vend duhet të kenë të punësuar një person të ndihmës së shpejtë, për të shmangur çdo problematikë.

Nisur nga rastet e vitit te kaluar, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor thotë se nuk do të tolerohet asnjë rast i tillë në vend, pasi ashtu si plazhet kanë vrojtues, edhe pishinat duhet të pajisen me personel të tillë për të siguruar jetën e qytetarëve dhe turistëve.

“Nga sezoni i kaluar ka pasur mungësë dokumentacioni dhe mungesë të punonjësit së ndihmës së shpejtë i certifikuar nga Kryqi i Kuq. Në 4 raste ka pasur problematika të tilla.”

Temperatuart e larta kanë favoriozuar qytetarët të frekuentojnë pishinat. Deri tani, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka inspektuar 1/3 e pishinave në qarkun e Tiranës.

“Kemi dy faza, momenti i parë i këshillimit dhe momenti i dytë që bëjmë kontrolle në qarkun e Tiranës janë 120-140 pishina. Ne po sigurohemi që gjatë kontrollit që kryejmë, të krijojmë kushte të sigurta për turistët vendas dhe të huaj.”

Të gjitha subjektet që operojnë edhe me pishina duhet të kenë një regjistër, i cili tregon kryerjen e analizave fiziko-kimike dhe atyre bakteriologjike të ujit, nivelin e klorit në pishinë, rregulloren e brendshme për pishinat në gjuhën angleze.

Tv Klan