Pas fitores me Holandën që e kualifikoi në finalen e Berlinit skuadra angleze zhvilloi seancën stërvitore të ndarë mes pishinës dhe fushës.

Një mënyrë kjo për të çlodhur përpara ndeshjes që vlen për titullin kampion Europe.

Futbollistët anglezë ishin me humor të mirë siç shikohet në pamjet e shpërndara nga federata.

Ndaj Spanjës do të jetë finalja e dytë radhazi në Europian. Të kaluarën e humbi ndaj Italisë dhe një dështim i dytë do të ishte i tepërt për Anglinë.

Tv Klan