Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Qeveria e re do të jetë vegël në duart e Fatos Nanos. Kështu e ka përkufizuar Pjetër Arbnori kabinetin që do drejtohet nga Ilir Meta. Ndonëse për figurën e Metës demokratët nuk kanë asnjë kontestim, PD ose do të votojë kundër ose nuk do marrë pjesë në votbesimin e Qeverisë në Parlament.

Pjetër Arbnori, deputet i PD:- “Po të më pyesni personalisht për zotin Meta, i kemi dhënë mendimet për veprimtarinë e tij qoftë në PS qoftë në forumin eurosocialist. Por emërimi i tij tashti si kryetar Qeverie pasi forumi eurosocialist u shpartallua nga Fatos Nano dhe nga e majta ekstreme do të ishte i ndryshëm sepse tashti zoti Meta do të jetë në shërbim të Nanos dhe jo në shërbim të atij drejtimi që e kishte marrë përpara dhe që e ka pohuar me gojen e vet. Opozita sigurisht e sheh me keqardhje këtë hap mbrapa dhe do të mbajë qëndrimin e saj në Parlamentin e saj”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego