Një sherr në pedonalen e qytetit të Pogradecit degjeneroi në përdorimin e thikës mbrëmjen e kësaj të shtune. Për pasojë, një 24-vjeçar mbeti i plagosur. Ai u dërgua në spital për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Sa i përket autorit të dyshuar, ai është po një 24-vjeçar, i cili u arrestua nga policia. Kjo e fundit thotë se shkak për ngjarjen dyshohet se u bë një konflikt për motive të dobëta.

Rreth orës 22:20, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi M. Ç., 24 vjeç, banues në Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur lehtë me mjet prerës (thikë), shtetasin D. S., 24 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit në kohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë së Pogradecit./tvklan.al