E ardhmja e Paul Pogba është kthyer sërish në diskutim. Sipas gazetës “Daily Express” mesfushori dëshiron të largohet nga Manchester United dhe kjo mund të ndodhë në hapësirën e parë të merkatos. Marrëdhëniet e lëkundura me trajner Jose Mourinho e kanë bërë më të thjeshtë këtë vendim.

Megjithatë Pogba duket se e ka të qartë edhe ekipin e ardhshëm. Ai do të kthehet tek Juventus, skuadra për të cilën luajti nga 2012 – 2016. Paul Pogba dëshiron të luajë në një ekip me Cristiano Ronaldo për të synuar triumfin në Champions League, një trofe që nuk e ka fituar ende.

Për momentin Pogba duhet ta shikojë Juventus vetëm si kundërshtar, pasi Manchester United është në të njëjtin grup me ekipin italian. Mesfushorin mund ta shikojmë me fanellën e Juve prej vitit të ardhshëm, por gjithsesi duhet pritur, pasi nuk lajmërohet ende ofertë ose bisedime mes klubeve.

Tv Klan