Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Uniformat blu të Gjirokastrës, njoftuan se kanë arrestuar një të shumëkërkuar. Personi në fjalë quhet R. R. dhe mbi të rëndojnë veprat penale të pengmarrjes dhe të prodhimit të lëndëve narkotike. I arrestuari është nga fshati Lazarat i Gjirokastrës.

Policia e këtij qyteti kishte disa kohë që po grumbullonte informacione mbi vendndodhjen e personit të shumëkërkuar dhe po e mbante atë në vëzhgim sekret dhe më në und ai u arrestua pas një kontrolli të banesës së tij, në fshatin Lazarat rreth orës 01:00 të ditës së sotme.

Për arrestimin e këtij personi ishin lëshuar më parë urdhër ndalimi nga prokuroritë e rretheve Gjirokastër dhe Ballsh, me akuzat rrëmbim personi, mbajtje dhe prodhim të lëndëve narkotike, si dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit të bërë nga policia në shtëpinë e personit të ndaluar u gjetën midis të tjerash dy kilogram vaj hashashi, me një vlerë 5 mijë euro, një kilogram marihuanë, si dhe dy automatikë model 56./tvklan.al