Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Policia e UMNIK-ut në Prishtinë thotë, se do të fillojë hetimet për zbulimin e veprimtarisë dhe të pjesëtarëve të Armatës Kombëtare Shqiptare në Kosovë. Zëdhënësi i UMNIK ka thënë, se me marrjen e përgjegjësisë, për sulmin mbi urën hekurudhore në afërsi të Sveçanit, AKSH filloi veprimtarinë e saj dhe kjo mjafton për policinë që të veprojë kundër.

Sipas zëdhënësit të UMNIK, që nga Janari 1999 janë arrestuar tre persona, nga rajoni i Gjilanit, të cilët e kanë identifikuar veten, si pjesëtarë të AKSH. Veprimtaria e AKSH, sipas disa informacioneve të policisë së UMNIK-ut, shtrihet në rajonin e Gjilanit dhe atë të Kaçanikut, ndërsa nuk jepen detaje rreth informacioneve që vendet fqinje posedojnë dhe i kanë dorëzuar policisë së UMNIK-ut lidhur me AKSH.

“Ne besojmë, se ky është një grup i vogël me disa individë, të cilët janë të prirur të përdorin terrorin dhe dhunën, për të arritur qëllimet e veta, pa i pasur parasysh pasojat”, ka thënë zëdhënësi i UMNIK./tvklan.al