Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Zv/kryeministri serb Nebojsha Çoviç merr pjesë sot në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila do t’i kushtohet situatës së sigurisë në Kosovë.

“Jam mirënjohës që Këshilli i Sigurimit të OKB-së është përgjigjur pozitivisht dhe që e ka caktuar seancën e jashtëzakonshme”, tha Çoviç dhe paralajmëroi, se do të propozojë një sërë masash, për të arritur nismën e Këshillit të Sigurimit ndaj UMNIK-ut dhe KFOR-it, që në Kosovë, të arrihet siguria e plotë dhe liria e qarkullimit, që të ndalet ekstremizmi dhe terrorizmi, e të çarmatoset një numër i madh njerëzish.

Çoviç tha, se pret të sqarohet se çfarë janë trupat mbrojtëse të Kosovës dhe ç’është AKSH. Eksperti britanik për çështjet ballkanike Tim Juda, ka shfaqur dyshimin, se kjo mbledhje e Këshillit të Sigurisë do të sjellë një ndryshim esencial për zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve në rajon.

Në një intervistë për radion shtetërore britanike, ai ka vlerësuar se bashkësia ndërkombëtare, thjesht po përpiqet të lërë përshtypjen se diçka po bën dhe nga ana tjetër vazhdon të mbështesë autoritetet e Beogradit.

Serbia nuk ka një politikë afatgjatë ndaj Kosovës, ideja se pushteti serb, dot kthehet në Kosovë dhe se deputetët shqiptarë, do të ulen në parlamentin e Beogradit dhe do të bisedojnë rreth arsimit është kaq jo reale, sa nuk ia vlen të flitet fare për të, thotë analisti britanik./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora