Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Gazetari:- Kjo është njësia speciale “Komanduesi” dhe vetë komandanti i njësisë ka këtë nofkë. Komandues, çfarë ishte kjo e sotmja, një stërvitje, apo një mision vëzhgimi, që duhet të bëni në kuadër të stërvitjeve që bën kompania juaj, njësia juaj?

Komanduesi:- “Ne u munduam sadopak t’ju tregojmë rreth përgatitjes sonë ushtarake, jemi të gatshëm që çdo kund, në çdo moment t’i përgjigjemi ftesës së Armatës Kombëtare Shqiptare dhe të marrim aksione të tilla siç ishte kjo stërvitja jonë e tanishme”.

Gazetari:- Ju thoni që veproni në një zonë të gjerë në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, duke zbritur dhe drejt matanë Prizrenit, deri në kufi me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. A keni një shtrirje të mjaftueshme për të përmbushur dhe realizuar synimet tuaja?

Komanduesi:- “Armata Kombëtare momentalisht ka shtrirje nga Rrafshi i Dukagjinit duke përfshirë dhe disa zona që nuk i përkasin Rrafshit të Dukagjinit, por mendojmë që gjatë këtyre ditëve ta zgjerojmë edhe më shumë pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin me kolegët e AKSH”./tvklan.al