Lajme Arkiva 2003

Policia dhe prokuroria kanë identifikuar si të dyshuarin kryesor për vrasjen e 40 vjeçares një nga personat e shoqëruar ditët e fundit. Arben Jakupi u shoqërua dy ditë më parë bashkë me 19 perona të tjerë, pasi në lagjen Kombinat të kryeqytetit u gjet trupi i 40-vjeçares përdoruese e rregullt e drogës.

Burimet konfirmojnë faktin se viktima është përdhunuar para se të gjente vdekjen nga disa goditje me tullë në kokë. Gjë që u pasqyrua edhe në ekspertizën mjeko ligjore. Arben Jakupi është 32 vjeç dhe policia ka refuzuar të publikojë foton e tij. Edhe Jakupi është përdorues i rregullt droge dhe njihej me viktimën Rita Nizvani e cila mbante nofkën Berti pasi vishej si burrë.

I akuzuari si autor i krimit është marrë në pyetje nga punonjësit e policisë dhe nesër do të paraqitet për masën e sigurisë në Gjykatën e Rrethit të Tiranës, deri më tani prokuroria nuk ka dhënë hollësi për motivin e kësaj vrasjeje./tvklan.al