Në kuadër të operacionit policor të koduar “Green” janë sekuestruar 19 kilogramë kanabis në Tiranë.

Unformat blu kanë lokalizuar në rrugën “Kasem Shima” një automjet tip “Benz” dhe gjatë kontrollit të tij kanë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta të mbushura me kanabis me peshë 19.30 kilogramë.

Për rastin, është bërë i mundur arrestimi i 4 personave. Konkretisht:

– Gazmend Hoxha, 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” pasi gjatë ndërhyrjes, ka kundërshtuar uniformat blu.

– Aleksandër Kili, 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

– Saimir Gerbaj, 54 vjeç, dhe Orgest Beqo, 43 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

FOTO: Aleksandër Kili, Gazmend Hoxha, Saimir Gerbaj, Orgest Beqo

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj raporton se grupi kriminal prej kohësh ishte i përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike kryesisht në kryeqytet. Kanabisi i sekuestruar ishte kultivuar përmes llambave në shtëpi bari. Kilogrami i tij shitej në treg më shumë se 2000 Euro. Dyshohet se shtëpia e barit ndodhet në jug të vendit, ku Antidroga e Tiranës po heton për zbulimin e vendndodhjes së banesës.

Grupi në momentin që sillte lëndën narkotike në kryeqytet ndaheshin në dy automjete, njëra hapte rrugën dhe kontrollonte nëse ka apo jo prezencë të policisë dhe mjeti i dytë kishte në bagazh kanabisin.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së 37-vjeçarit me iniciale A. K., shërbimet e Policisë, gjetën një armë zjarri pushkë, 200 fara të dyshuara narkotike kanabisi.

Lënda narkotike së bashku me sendet e tjera të jashtëligjshme, 2 automjete e 7 aparate celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore./tvklan.al