Lajme Arkiva 2004

Policia ndërtimore e Gjirokastrës, ka prishur  4 pika karburanti si dhe dy pika të  shitjes së gazit të lëngshëm të cilat nuk ishin të pajisura me lejet e ndërtimit.

Tre nga pikat e karburantit që u çmotuan ishin në fshatin Lazarat dhe pronarët i kanë çmontuar vetë ato pa bërë fare rezistencë, ndërsa dy pikat e shitjes së gazit, ishin të vendosura njëra në Tepelenë dhe tjetra në Krastë.

Sipas drejtorit të policisë ndërtimore në Gjirokastër Qemal Çarçani, subjektet e mësipërme më parë duhet të sigurojnë lejen e ndërtimit dhe më pas të bëjnë licencimin e tyre.

Qemal Çarçani: “Fatmirësisht, komuniteti, pronarët e këtyre të paligjshme që ishin në fshatin Lazarat i prishën vetë dhe nuk duhej fare ndërhyrja e policisë qoftë e rendit, qofte ne. Na mirëkuptuan, bile unë i falenderoj për gatishmërinë që treguan që shteti do futet kudo dhe shtetin e duan të tërë”./tvklan.al