Në çelje të punimeve të konferencës dhe ekspozitës së 8 kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve në Shqipëri, zëvendës kryeministri Genc Pollo ka dhënë mesazhin e tij për menaxhimin e mirë të burimeve të shumta ujore në vend.

Genc Pollo: “Shqipërisë i del nevoja e menaxhimit mirë të këtyre burimeve në shërbim të njeriut dhe ne si vend jemi vend me burime hidrografike  të pasura, por menaxhimi i tyre jo gjithmonë ka qenë në lartësinë që e kërkonte koha. Procesi i reformës konkrete dhe me impakt tek ne ka ecur përpara. Hapi më kryesor që ka ndodhur këto dy vjet ka qenë kalimi i përgjegjësisë së menaxhimit të ujësjellësve nga pushteti qendrorë, nga ministria e Punëve Publike dhe Rregullimi i Territorit në bashkitë edhe komunat edhe transferimi i ndërmarrjeve të ujsjëllsëve rezultoi me një nismë të suksesshme.”

Në këtë konferencë marrin pjesë 25 kompani vendase dhe ndërkombëtare si bashëkhartues i programi kombëtar të fëmijëve për ekspozitën “Miqtë e ujit 2008” zëvendës kryeministri Pollo, shpërndau certifikata për 12 fituesit e pikturave më të mira nga 3000 nxënës të klasave të katërta në të gjithë vendin. Këto piktura do të vendosen ën kalendarin e vitit të ri 2009./tvklan.al