Zv/kryeministri Genc Pollo ka qene në urën Vajgurore në Berat ku ka zhvilluar një takim me banoret e zonës. Në qendër të takimit ka qenë çështja e sigurisë në rrugë. Sipas zv/kryeministrit Pollo deklaratat e opozitës për këtë çështje janë vetëm mashtrime.

Genc Pollo: “Sot kemi një Shqipëri ku banorët sipas qejfit dhe nevojës udhëtojnë lirshëm, ditën dhe natën. Dje me socialistët vetëm halli i madh mund të çonte dikë që mbasi të ngrysej të dilte nga shtëpia dhe kjo sepse rrugët dominoheshin nga banditët dhe i vetmi njeri që nuk e sheh këtë ndryshim në Shqipëri duhet se është Edi Rama, i kyçur në kullën e vet të mohimit.”

Në fund Pollo u ka kërkuar të gjithë banorëve të pajisen me letërnjoftime si një dokument i cili do të ndryshojë jetën e gjithsecilit pasi me këtë dokument regjistrohen pronat, merr shërbimet arsimore dhe shëndetësore si dhe siguron bazën e pensionit të ardhshëm./tvklan.al