Nga 6 muajt e parë të këtij viti në Portin e Durrësit janë përpunuar mbi 82 mijë njësi kontejnerike dhe mbi 100 mijë kontejnerë.

Lajmin e ndau vetë zv.Kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku duke theksuar se janë 21% më shumë njësi kontejnerike të përpunuara në këtë port krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Porti i Durrësit mbetet një nga më të mëdhenjtë në vend për përpunimin e mallrave dhe të pasagjerëve dhe për mbarëvajtjen e procesit të punës janë me qindra punonjës të sektorit publik e privat.

Klan News