Lajme Arkiva 2003

Porti i Durrësit s’do të jepet me koncesion për privatët, autoriteti portal do të jetë struktura që do të drejtojë në mënyrë të pavarur nga shteti territorin e portit duke ju nënshtruar ligjeve të ekonomisë së tregut. Ky autoritet do të ushtrojë kompetenca të plota në dhënien me koncesion, me qira apo për shfrytëzim ndaj privatëve të pjesë ve të portit. Ligji mbi këtë çështje u diskutua në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë 

Deputetët këmbëngulin që ligji mbi autoritetin portual, të ruaj të pacenuar pronën shtetërore mbi portet.

“Kemi përpunuar dhe kemi vënë administrues toke, në mënyrë që të jemi në përputhje me ligjin përkatës mbi pronësinë. Nuk mund ta vëmë portin pa pronar toke sepse biem në kundërshtim me ligjin bazë”.

Hartuesit e ligjit thonë se do të nxiten investime private në portin e Durrësit, si edhe efektiviteti në shërbimet portale, koncesioni ose qiraja e dhënë brenda porteve nuk duhet të kalojë vlerën prej 5 milionë dollarësh. Autoriteti portal mund të aplikojë edhe gjoba ndaj operatorëve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në port. Autoriteti i parë portal që do të ngrihet do të jetë ai i Durrësit që pritet të funksionojë gjatë këtij viti./tvklan.al