Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Fushata elektorale, e cila merr fund sot në mbrëmje, përveçse nga mitingjet dhe takimet elektorale është ndjerë këto ditë edhe nga posterat e panumërta të kandidatëve të partive të shumta politike të vendosura në çdo cep të Tiranës. Megjithëse për vendosjen e tyre duhet të marrësh një leje pranë bashkisë dhe ka vende të caktuara për t’i vendosur ato, duket se asnjë prej kandidatëve nuk e ka respektuar një rregull të tillë.

Dëshmi për këtë janë këto pamje në rrugë të ndryshme të Tiranës. Por në shumë fasada pallatesh institucionesh, apo edhe shtylla elektrike sheh të afishuara përveç posterave të kandidatëve që garojnë për zgjedhjet lokale dhe postera të ngelura nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2001. Duke pasur parasysh këtë fakt, duket se edhe për muaj të tjerë pas zgjedhjeve do të na duhet të shohim përditë në fasadat e pallateve tona, kandidatët fitues apo humbës dhe motot e tyre./tvklan.al

Gazetare – Elja Zotka