Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me Ministrin e Shtetit, zotin Preç Zogaj.

Preç Zogaj, Ministri i Shteti:- “Përsa i përket pjesmarrjes në komisionin ndërministror, partitë e opozitës logjikisht u shprehën si përfundim, se nuk ka arsye që të bëjnë pjesë në këtë komision, sepse ky është komisioni i ministrave që do të ekzekutojnë masat që do të përcaktojë komisioni i ekspertëve. Më pak fjalë u sqaruan mjaft gjera. Qeveria mbajti shënim nevojën për një komunikim më të mirë me opozitën dhe në mbledhjen e tanishme të Qeverisë ku unë raportova për këtë takim u shtru detyra që mënjeherë t’u bëhet me dije opozitës përbërja, detyrat e komisionit të monitorimit në të cilën bëjnë pjesë Qeveria, opozita Grupi Miqve të Shqipërisë dhe përfaqësues të institucioneve shqiptare si dhe shoqëria civile”./tvklan.al