Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Edhe orët e natës së sotme nuk kanë qenë të qeta përgjat kufirit Shqipëri-Kosovë. Zëdhënësi i prefekturës së Kukësit pohon se në orët e para të mëngjesit të sotëm disa predha të artilerisë serbe kanë rënë në fshatin Pogaj të rrethit të Hasit.

Njoftime për dëme në njerëz nuk ka, për faktin se popullsia e këtij fshati është evakuuar prej ditësh. Prej ditësh në afërsi të kufirit Shqipëri-Kosovë pranë fshatit Pogaj ka patur luftime të ashpra mes luftëtarëve të UÇK-së dhe ushtrisë serbe.

Në zonën e komunës së Prizërenit forcat e UÇK-së ditët e fundit kanë vënë nën kontroll të paktën tre fshatra që janë afër brezit kufitar. Kjo ka bërë që gjatë këtyre ditëve luftimet të vazhdojnë pa ndërprerje. Ndërkohë në dy ditët e fundit artileria serbe ka bombarduar pa ndërprerje zonën e Gorozhubit pranë fashtit Pogaj./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti