Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Sërisht predha serbe pranë përsëritësit të televizionit në Letaj. Forcat ushtarake serbe të përqëndruar pranë kufirit shqiptar kanë bombarduar mbrëm në mesnatë e deri në orët e para të ditës së sotme fshatin Letaj. Situata në këtë rajon mbetet e tensionuar.

Granatimet e ditëve të fundit në këtë zonë vetëm 1km larg kufirit kanë dëmtuar dy shtëpi. Ndërkohë banorët e këtij fshati thuajse janë larguar të gjithë. Si pasojë e luftimeve të ashpra në Tropojë mbrëm kanë mbrritur dhjetë të plagosur luftëtar të UÇK-së, të cilët janë shoqëruar në spitalin civil të Bajram Currit.

Plagë zjarri në pjesë të ndryshme të trupit të cilat janë marrë ditët e fundit nga betejat në rajonin e Kosharës dhe Batushës. Koshara mbahej me ngulmë nga forcat e UÇK-së. Sipas mjekëve të urgjencës në Tropojë vetëm brenda një muaji kanë ardhur 100 të plagosur, ku ata që ishin më rëndë janë drejtuar në Spitalin Ushtarak Tiranë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti