Avokatja shqiptare, Lusi Braçe e cila jeton prej 23 vitesh në Toronto të Kanadasë ka zgjedhur Korçën që të realizojë dasmën e saj.

Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ajo tregon historinë e saj se si në moshën 14 vjeçare u largua nga Durrësi drejt Kanadasë me familjen e saj. Ajo tashmë punon si avokate në Toronto ku ka hapur dy zyrat e saj të avokatisë.

Blendi Fevziu: Me se merresh në Toronto?

Lusi Braçe: Jam një avokate. Kam dy zyrat e mia dhe përfaqësojmë gjithë provincën.

Blendi Fevziu: A ka komunitet shqiptarë dhe a frekuentohesh me shqiptarët në Toronto?

Lusi Braçe: Po po patjetër. Edhe im shoq është shqiptarë. Fëmijët e mi të dy vajzat që kam përpiqem që… Komuniteti shqiptarë është shumë i madh dhe normalisht edhe klientë kam shumë shqiptarë.

Blendi Fevziu: 28 Nëntorin e festoni?

Lusi Braçe: Patjetër shoqëria shqiptare këtu i feston festat e Shqipërisë dhe të Kosovës dhe kështu që jemi gjithmonë pjesë e atyre festave.

Blendi Fevziu: A vjen shpesh në Shqipëri?

Lusi Braçe:Vij, do vij edhe këtë vit. Vij sepse më mungon deti. Më pëlqen Shqipëria, më ka pëlqyer gjithmonë dhe kam familjen në Shqipëri. Martesën e bëra në Korçë, kështu që…

Blendi Fevziu: Ku e bëre martesën, në Korçë?

Lusi Braçe: Në Korçë.

Blendi Fevziu: Po e ke bashkëshortin nga Korça pra. Morre kanadez me vete në martesë?

Lusi Braçe: Morra, kishim po.

Blendi Fevziu: Dhe çfarë thanë kanadezët për dasmën, se ata s’kanë dasma si tonat?

Lusi Braçe: Jo nuk kanë. I ka pëlqyer jashtëmase. Shkuam edhe në jug dhe ishin të mahnitur me plazhet. Patën një eksperiencë shumë të bukur.

Ndërsa sa i takon kthimit në Shqipëri, Lusi u shpreh se e mendon kthimin, por e vetmja gjë që e mban më tepër në Kanada është siguria dhe shkollimi i fëmijëve të saj./tvklan.al