Zjarri i furishëm që përfshiu qytetin kanadez Jasper ditët e fundit shkriu makinat në rrugë dhe i ktheu shtëpitë në hi. Pamjet e para të shkatërrimit të qytetit të famshëm turistik janë tronditëse. Ishte e vështirë për të kuptuar përmasat e asaj që ndodhi sepse zjarri digjej jashtë kontrollit për ditë të tëra. Flakët u ngritën deri në 100 metra lartësi. Rreth 25,000 njerëz u evakuuan nga qyteti dhe Parku Kombëtar Jasper, në Alberta.

Të premten, autoritetet e Parkut Kombëtar Jasper thanë se 358 nga 1,113 strukturat e qytetin ishin shkatërruar nga zjarri, i cili u shkaktua nga një stuhi shoqëruar nga rrufe. Nxehtësia ishte aq e fortë sa që shkriu komplet skeletet e automjeteve. Hotelet, një kishë dhe shumë shtëpi u shkatërruan. Megjithatë, e gjithë infrastruktura e domosdoshme ka shpëtuar, duke përfshirë spitalin, bibliotekën dhe selinë e zjarrfikësve. Autoritetet po përpilojnë një listë të ndërtesave të dëmtuara.

“Është e qartë, fatkeqësisht, se shumë shtëpi në disa biznese janë djegur. Vëzhgimi ynë paraprak tregon se rreth 33% e zonës së qytetit Jasperështë zhdukur plotësisht. Fatmirësisht, afro 70% e qytetit ka dëme të pakta ose aspak.”

Pamjet e marra nga lart, tregojnë shkallën e dëmeve të jashtëzakonshme në qytetin e famshëm turistik, i vendosur në malet e Kanadasë. Ekipet e zjarrfikësve tani po përfitojnë nga moti më i freskët dhe reshjet e fundit. Por era do të shtojë shpejtësinë ditët në vijim dhe moti do të jetë i nxehtë e i thatë.

Klan News