Presidenti grek viziton Bashkinë e Tiranës. Kostantinos Stephanopoulos, në ditën e dytë të vizitës së tij është takuar me kryetarin e Bashkisë Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të këtij institucioni.

Rama dhe Stephanopoulos kanë diskutuar një sërë çështjesh, kryesisht mbi funksionimin e pushtetit lokal. Mes tyre janë shkëmbyer dhurata ku Presidenti grek mori “Çelësin e Nderit” të kryeqytetit nga kryetari i Bashkisë Edi Rama, ndërsa ai grek i kthen Ramës një disk me firmën e tij.

Presidenti grek është njohur me ambientet e Bashkisë së kryeqytetit dhe në librin e përshtypjeve la si shënim konsideratën e tij ndaj kryetarit të Bashkisë dhe punës së bërë këtu./ tvklan.al